Përkujtohet masakra e Burgut të Dubravës NULL NULL 22.05.2018 13:26 22.05.2018 13:26 Në Burgun e Dubravës, familjarët e të burgosurve të masakruar 19 vjet më parë në këtë burg dhe shumë qytetarë kanë përkujtuar të rënët e kësaj masakre. Por homazhe nuk bëri asnjë nga krerët shtetërorë derisa të pranishëm ishin deputetët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione. Deputeti Nait Hasani kërkoi drejtësi nga instancat më të larta në gjithë botën për të rënët në masakrën e Burgut të Dubravës, njofton Klan Kosova. Po ashtu drejtësi për këtë rast kanë kërkuar edhe familjarët e të burgosurve të masakruar në majin e vitit 1999 nga forcat serbe si dhe të mbijetuarit nga kjo masakër. Këshilli Organizativ i të Burgosurve të Burgut të Dubravës mori përgjigje pozitive në kërkesën bërë Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Ministrisë së Drejtësisë për të lejuar hyrjen e familjarëve të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të masakrës së Dubravës në hapësirat e burgut për të nderuar të burgosurit e vrarë gjatë periudhës 19-24 maj 1999. Masakra në Burgun e Dubravës cilësohet si njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi serb. Brenda burgut janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024