Përkujtohen viktimat e sulmit në Manchester Arena NULL NULL 22.05.2018 10:42 22.05.2018 10:42 Këngëtarja e famshme, Ariana Grande ishte e para, që përmes një mesazhi në “Twitter” ka rikujtuar viktimat dhe të prekurit e sulmit terrorist në një prej koncerteve të saj, të zhvilluar në Manchester të Britanisë së Madhe. “Me mendjen te ju të gjithë”, shkruante këngëtarja sot kur do të shënohet edhe përvjetori i parë i atij sulmi, që la 22 persona të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur, në momentin kur Salman Abedi do të aktivizonte bombën në përfundim të një prej koncerteve të saj të 22 majit 2017. Mes shfaqjeve që do të mbahen sot është edhe një shërbesë në Katedralen e Manchesterit, në orën 14 me atë britanike. Ndërkohë në orën 14:30 do të mbahet një minutë heshtjeje kombëtare në nder të viktimave. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Blinken do të vizitojë Arabinë Saudite dhe Egjiptin për bisedime mbi marrëveshjen e armëpushimit Izrael-Hamas 19/03/2024
Kosova Java e Gruas - sot mbahet konferenca “Udhëhiq me gjithëpërfshirje: Ndërthurja e politikës me ekonominë” 19/03/2024