Përkujtohen dëshmorët e Malishevës së Gjilanit NULL NULL 16.04.2018 16:41 16.04.2018 16:41 Këshilli i Fshatit Malishevë të Gjilanit , nxënësit e shkollës “Abdullah Tahiri” dhe banorë të shumtë të fshatit, kanë bërë homazhe pranë përmendores së dëshmorëve në qendër të fshatit dhe tek varret e martirëve të vrarë në këtë lokalitet. Rashit Sahiti, kryetar i Këshillit të këtij fshati, ka thënë se 19 vjet më parë pikërisht më 16 prill 1999 janë torturuar e më vonë edhe vrarë martirët Adem Salihu, Naser Neziri, Muhamet Ibrahimi, Avdi Mustafa dhe Hasan Mustafa, duke u bërë kështu themel i fuqishëm i lirisë së Kosovës, të cilën po e gëzojmë të gjithë ne së bashku. Sahiti bëri të ditur, po ashtu, që gjithmonë kjo ditë do të jetë në kalendarin e nderimit të veprës së dëshmorëve, martirëve dhe të rënëve për lirinë e vendit, të cilën populli shqiptarë e ka paguar më gjakun e mijëra të djemëve e vajzave, të cilët tashmë janë në përjetësi. Xhelil Neziri, në emër të familjes, ka falënderuar të pranishmit dhe ka kërkuar që për martirët e vrarë në malishevë të ngritet një përmendore në vendin e vrasjes së tyre, e cila do të ishte një kujtim i gjatë në memorjen e brezave të arshëm, që të kujtoheshin gjithmonë ata që kanë dhënë jetën për liri. Ndërsa, mbesa e Adem Salihut, ajo që bartë emrin e tij Ademina, ka lexuar para të pranishmëve një ese për humbjen e dajës së saj dhe sakrificën e madhe të shqiptarëve në fundin e shekullit që lam pas, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 3 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 3 orë më parë