Përkrahen bujqit me mbi 3 milionë NULL NULL 21.10.2016 16:24 21.10.2016 16:24 Komuna e Prishtinës dhe organizata “Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim” ka nisur një iniciativë për qëndrueshmëri ekonomike rurale. Ky projekt synon të promovojë aftësinë konkurruese të bujqve, prodhuesve bujqësorë dhe kompanive të përpunimit të ushqimit për ta avancuar zhvillimin rural të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës, krijimin e vendeve të punës dhe krijimin e të ardhurave në komuna, njofton Klan Kosova. Ky projekt do të zbatojë masa të ngritjes së kapaciteteve institucionale në tri sfera që për cak kanë të gjithë sektorët e ekonomisë bujqësore dhe rurale në Prishtinë, Novobërdë, Kamenicë dhe Ranillug. Nga ky projekt do të përfitojnë së paku 750 bujq,15 profesionistë të rinj, 20 punonjës publik, 90 individ me përkatësi të pafavorshme (nga të cilët 50% femra) e që kryesisht konsistojnë në bujqit me ferma të vogla, pjesëtarët e minoriteteve etnike të margjinalizuara, të vejat dhe familjet në të cilat kryefamiljare janë gratë. Për shkak të komponentit të trajnimit gjithëpërfshirës për komunat e synuara, pritet që më së paku të arrihen 10.000 bujq nëpërmjet shërbimeve këshillëdhënëse bujqësore publike në 4 komuna. Përfitues indirekt do të jenë afro 65.000 individë nga popullatat rurale të synuara. Totali i projektit është 3.3 milion euro ku 1.5 milionë euro janë ndarë nga komuna e Prishtinës. Ambasadori i Austrisë në Kosovë, kryetari i komunës se Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe përfaqësuesit e ADA-se janë shprehur të gatshëm për bashkëpunimin dhe besojnë në implementim të suksesshëm të këtij projekti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë