Perime para çdo vakti NULL NULL 03.08.2015 20:40 03.08.2015 20:40 Nisja e një vakti në drekë apo në darke me perime, veçanërisht nëse janë të papjekura ndihmon enzimat që të lehtësojnë tretjen e ushqimit në organizmit. Zbeh fryrjen e barkut- Ngrënia e perimeve redukton rrezikun që në aparatin tretës ushqimi të fermentohet, pasi nuk lejon krijimin e gazrave si dhe lufton kapsllëkun. Glicemia mbahet nën kontroll- Konsumi i perimeve garanton mbajtjen e glicemisë nën kontroll, për shkak se reduktohet shpejtësia me të cilën sheqernat absorbohen nga trupi. Në këtë mënyrë përmirësohet rregullimi i nivelit të glukozës në gjak, me efekte pozitive për prodhimin e insulinës. Gjithashtu ngrënia e perimeve para çdo vakti, prandalon diabetin e tipit 2. Dobësoheni më lehtë- Perimet shkaktojnë më shpejtë ndjesinë e ngopjes. Ngrënia e një sallate mikse qysh në fillim të vaktit, zbeh urinë për konsumin e ushqimeve të tjera, duke bërë që organizmi të ushqehet më shëndetshëm dhe pa tepri. Parandalohen alergjitë dhe intolerancat ushqimore- Mineralet dhe vitaminat e pranishme tek perimet ruajnë rol të rëndësishëm për forcimin e imunitetit. Jo vetëm kaq por parandalojnë edhe problemet e alergjisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 28/03/2024
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 28/03/2024