Përgjysmohet numri i vdekjeve nga HIV/Aids NULL NULL 21.07.2017 18:30 21.07.2017 18:30 Vdekjet të cilat lidhen me Aids janë përgjysmuar brenda dekadës. Kjo sëmundje që shkaktohet nga virusi HIV, ishte një nga dhjetë shkaktarët më të mëdhenj të vdekjeve në tërë botën. Sipas një raporti të Programit të Kombeve të Bashkuara për HIV/Aids, numri i vdekjeve nga 1.9 milionë në vitin 2005 ka rënë në një milionë në vitin e kaluar. Të gjeturat e këtij raporti tregojnë që më shumë se gjysma e personave janë duke marrë tretmanet e nevojshme për herë të parë. Infeksioni me HIV nuk mund të shërohet, mirëpo mund të menaxhohet me marrjen e dozave ditore të terapisë antiretrovirale. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Pesë metoda të thjeshta që do të ndihmojnë të gjithë ata që janë shpesh të përgjumur dhe të lodhur 23 orë më parë
Këshilla mjekësore Ekspertët thonë se metoda "Wim Hof" e frymëmarrjes mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kronike 2 days