Përfundon seanca ndaj Milaim Zekës, flet avokati i tij NULL NULL 17.10.2017 16:05 17.10.2017 16:05 Ka përfunduar seanca e sotme dëgjimore ndaj Deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismas, Milaim Zeka, i cili një ditë më parë u ndalua nga policia e Kosovës. Në prononcimin e tij për klankosova.tv, avokati i Deputetit Zeka, Gazmend Halilaj, ka konfirmuar se megjithëse kjo seancë ka përfunduar, ende nuk ka ndonjë vendim në lidhje me rastin e klientit të tij. ”Po, seanca ka përfunduar. Vendim nuk ka, jemi në pritje”, është shprehur ai, për klankosova.tv. Avokati i Milaim Zekës, ka shtuar tutje se kanë përfunduar të gjitha procedurat e duhura në instancat e tyre sa i përket dëshmive se klienti i tij nuk ka të bëjë asgjë me veprat penale për të cilat dhe dyshohet. Megjithatë ai nuk ka përmendur ndonjë datë se kur mund të jepet vendimi ndaj Deputetit Milaim Zeka. Deputeti i Kuvendit të Kosovës, një ditë më parë, u intervistua nga policia ndërsa me urdhër të prokurorisë ai u ndalua për 48 orë. Zeka dyshohet për mashtrim të qytetarëve për viza pune në Gjermani, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024