Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përfundon pjesa e parë: Barcelona – Bayern Munchen 0:0

NULL NULL
06.05.2015 20:23
Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes gjysmëfinale të Champions League mes katalonasve dhe bavarezëve.

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes gjysmëfinale të Champions League, Barcelona – Bayern Munchen.

Të dyja palët patën raste të mira për të shënuar, ndonëse Barcelona dominoi.

Suarez dhe Neymar kishin dy raste në fillim të ndeshjes.

Lewandowski u kundërpërgjigj në minutën e 18 për bavarezët.

Në anën tjetër, Messi në minutën 21 pati rastin të shënojë, por nuk e qëlloi golin.

Suarez rrezikoi me kokë në minutën 26 pas një harkimi nga këndi.

Manuel Neuer ishte shpëtimtari i Bayern në këtë pjesë të lojës duke pritur disa raste të qindpërqindta për shënim.

 

====================================================================

Trajneri Luis Enrique ka vendosur që të startojë me këta lojtarë.

Barcelona: Ter Stegen, Dani Alves, Pique, Masherano, Jordi Alba, Rakitic, Busquets, Iniesta, Neymar, Messi dhe Suarez.
(Zëvendësues: Xavi Hernandez, Pedro Rodriguez, Rafinha, Claudio Bravo, Marc Bartra, Adriano dhe Thomas Vermaelen).

 

Kurse Pep Guardiola përballë katalonasve ka vënë:

Bayern Munchen: Neuer, Rafinha, Boateng, Benatia, Bernat, Lahm, Xabi Alonso, Thiago, Schweinsteiger, Muller dhe Lewandowski.
(Zëvendësues: Dante, Javier Martinez, Claudio Pizarro, Gianluca Gaudino, Mario Goetze, Pepe Reina dhe Mitchell Weiser).

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme