Përfundon pa marrëveshje koordinimi i deputetëve me Veljanoskin NULL NULL 29.03.2017 14:32 29.03.2017 14:32 Në koordinimin e sotëm, përfaqësues të partive parlamentare në koordinim me kryesuesin e seancës plenare Trajko Veljanoski kanë hapur çështjen e përshpejtimit të procedurës për mbylljen e pikave të seancës konstituive, megjithatë deputetët që kanë qenë pjesë e koordinimit njoftojnë se nuk është arritur marrëveshje. Deputetët nuk janë dakorduar për shkurtimin e minutazhit të replikave dhe fjalimeve procedurale dhe as për reduktim të listës së të paraqiturve për fjalime në Kuvend, shkruan Alsat M. Seanca do të vazhdojë sipas rregullores deri në kalimin e të gjithë fjalimeve nga deputetët e paraqitur për të marrë fjalën. Janë mbi 50 të paraqitur kurse për dy ditët e kaluara janë mbyllur vetëm 2 prej tyre. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sveçla takohet me Ballën, bien dakord që Policisë së Kosovës t’i bashkohet Taskforca e Përbashkët e Migracionit 16 minuta më parë