21:20, 13 Shtator 2018

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen basketbollistike mes Kosovës dhe Maqedonisë, e vlefshme për kualifikimet në EuroBasket.

Kosova nuk është treguar edhe shumë e suksesshme gjatë kësaj pjese, meqë është duke ndjekur rezultatin në të dy çereket. Mbrojtja e ekipit tonë është duke çaluar dhe maqedonasit janë duke e shfrytëzuar mjaft mirë këtë gjë.

Lis Shoshi në çerekun e dytë ishte njëri nga lojtarët kryesorë, pasi mbyllte hapësira që mund ta dënonin Kosovën si dhe është duke shënuar pikë për të.

Maqedonia është në avantazh 5 pikë dhe mbetet  të shihet nëse Kosova është në gjendje për të kthyer rezultatin në favor të saj.

Ekipi i Kosovës gjendet në një grup me Maqedoninë dhe Rumaninë.