17:50, 10 Gusht 2018

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, do të dalë para publikut kosovarë dhe jo vetëm sonte në mesnatë, njofton Klan Kosova.

Shumë kohë para performancës së saj në Prishtinë, tashmë njerëzit kanë filluar të mblidhen në parkun e Gërmisë, aty edhe ku do të mbahet për tri ditë festivali “Sunny Hill”.

Festivali është hapur zyrtarisht sot në ora 14:00, ndërsa të gjithë adhuruesit e muzikës do ta kenë kënaqësinë që për 72 orë deri kur përfundon ai të shijojnë performancat e yjeve të muzikës.

Ylli i natës së sontme pa dyshim do të jetë DUA LIPA.

klankosova.tv