15:00, 13 Tetor 2017

Mangot janë një nga frutat më të shijshme, ushqyese e të shëndetshme tropikale.

Mangot u rritën së pari në Indi, rreth 5000 vjet më parë dhe udhëtuan nga Azia në Lindjen Lindore, Afrikën Lindore dhe Jugore.

Lëvorja, gjethet, lëkura dhe brendësia e mangove janë përdorur në trajtime natyrale popullore për shekuj dhe nuk është çudi nëse i hedhim një vështrim përfitimeve të shumta shëndetësore.

Më poshtë janë disa nga arsyet më të rëndësishme që ju duhet të konsumoni mango çdo ditë, transmeton Klan Kosova.

Lufton kancerin dhe ul nivelin e kolesterolit

Mango është e pasur me antioksidantë që lufton llojet e ndryshme të kancerit. Është gjithashtu e pasur me vitaminë C, pektin dhe fibra të cilat mund të ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit.

Kohët e fundit është zbuluar se mango është një burim i shkëlqyer i kaliumit, i cili është thelbësor për t’iu mbrojtur nga sëmundjet kardiovaskulare dhe për të mbajtur në nivel presionin tuaj të gjakut.

Ndihmon që te këni lëkurë, thonj dhe flokë të bukur

Mangot janë të shkëlqyera për çdo lloj të lëkurës.

Preni një mango në copa të hollë dhe vendosini ato në fytyrën tuaj. Lëreni ato për 15 minuta dhe më pas shpëlajeni fytyrën.

Mangot janë gjithashtu të pasura me acid folik, i cili është i shkëlqyeshëm për lëkurën, flokët dhe thonjtë.

Është shumë e mirë për sy

Një filxhan me copa të mangos furnizon 25 % të vlerës së nevojshme të përditshme të vitaminës A, e cila promovon shikim të mirë dhe parandalon verbërinë dhe tharjen e syve.

Ndihmon për tretje më të mirë

Interesante