16:30, 14 Nëntor 2017

Shafrani i Indisë po bëhet një nga erëzat më popullore në të gjithë botën dhe ka disa arsye pse. Ai është plot me ushqyes dhe siguron efekte fitimpurëse të mrekullueshme për shëndetin, pasi antioksidantë të fuqishëm dhe veti kundër moshës dhe anti inflamatore.

Përbërësi aktiv i tij i njohur si kurkumin ka një listë të pafundme përdorimesh dobiprurëse dhe mbi 7000 artikuj shkencorë shpjegojnë efektet e tij në shëndetin tonë.

Për këtë arsye, uji i shafranit të Indisë është një nga pijet më të shëndetshme që mund të konsumoni.

Ndër përfitimet kryesore të konsumimit të tij janë ato për zemër, parandalon diabetin e tipit 2, mbron trupin, lufton inflamacionet e ndryshme, përmirëson tretjen si dhe ngadalëson plakjen.

Përgatitja

Në një gotë me ujë të ngrohtë shtoni një lugë çaji shafran pluhur dhe një majë luge piper të zi. Përziejini mirë. Pijeni të gjithë sasinë e ujit menjëherë për sa kohë është i ngrohtë.

Interesante