11:44, 14 Mars 2017

Facebooku parreshtur na tregon dhe njofton për ditëlindjet e njerëzve që nuk i kemi parë me vite, dhe për të cilët realisht nuk na ndjen fare.

Përderisa nganjëherë ky rikujtim na bashkon me miq me të cilët ke dashur të shoqërohesh sërish, shumicën e kohës, nuk brengosesh fare për ta, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova.

Një përdoruesi të Facebookut, i kishte ardhur mesazhi për ditëlindjen e një mikeshe të tij në këtë rrejt social.

Dhe në kornizën ku ai duhej t’ia uronte ditëlindjen, ai ka menduar se ështe linjë kontakti me Facebookun, meqë rast iu ka përgjigjur mesazhit duke menduar se do t’i shkojë Facebookut.

“Mos më shkruani më, nuk më intereson”

(Në të vërtetë mesazhi i tij përmban profanitet)

Por ky replikim i tij ishte postuar automatikisht në murin e mikeshës virtuale e cila e kishte pasur ditëlindjen. Dhe në vend të urimit, ajo pranoi përgjigjen e tij të rëndë që ai ia kishte drejtuar Facebookut.

 

Interesante