Përçarje në Partinë e Drejtësisë, së shpejti Kuvend i jashtëzakonshëm zgjedhor NULL NULL 21.09.2016 23:57 21.09.2016 23:57 Në Ballë për Ballë të emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova, i ftuar ishte Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Drejtësisë, Fidan Mustafa. Mustafa ka treguar për vendimet që janë marrë në mbledhjen e anëtarëve të këtij subjekti politik rreth pakënaqësive që kanë më kryetarin, Ferid Aganin. “Pak më parë patëm një takim me kryetarët e degëve, ku morën pjesë rreth 15 kryetarë të degëve, biseduam rreth zhvillimeve të fundit në parti”. “Ne diskutuam rreth këtyre zhvillimeve dhe arritëm konsensusin që të mbledhim Kuvendin e partisë, do të shkojmë në Kuvend të jashtëzakonshëm zgjedhor”. Ai ka treguar se pse kanë ndodhur këto përçarje brenda Partisë së Drejtësisë. “Kjo është kërkesa e 18 kryetarëve të degëve, pas një mori shkeljesh me theks të veçantë shkeljen e vendimit të Kuvendit të Punës ku është diskutuar mbi Demakracionin”. “Në kuadër të këtij Kuvendi është diskutuar se versioni i këtij Demarkacioni nuk duhet të kalojë derisa kryetari Agani ka zgjedhur një qëndrim të ri”. Mustafa ka thënë se edhe deputetja Labinotë Demi –Murtezi është pjesë e anëtarëve të partisë që dëshirojnë ndryshime. Sekretari i Përgjithshëm ka mohuar faktin se kjo iniciativë ka ardhur si pasojë e aktakuzës që është ngritur kohë më parë ndaj kryetarit Agani. “Ne dëgjuam Aganin që pretendon se kjo ngritje për iniciativë të ndryshimeve brenda ka ardhur si rezultat i ngritjes së aktakuzës por kjo nuk qëndron”. “Kjo është një çështje që i takon organeve të drejtësisë, ne si parti e drejtësisë e kemi mbështetur Aganin në këtë proces dhe besojmë në pafajësinë e tij”. Ai ka insistuar se pjesa dërmuese e partisë dëshiron ndryshime brenda partisë derisa ka potencuar se së shpejti do të publikohet data e Kuvendit Zgjedhor. “Mendoj që brenda javës do të dalim me një datë konkrete për Kuvendin, gara do të jetë e hapur, të drejtë kandidature kanë të gjithë”. Në fund, ai ka përmendur edhe koalicionin me PDK duke shtuar se i njëjti do të rishikohet dhe diskutohet me anëtarët. “Do të diskutohet, do t’i diskutojmë të gjitha, që nga arritja e marrëveshjes me PDK-në është realizuar 1/3 dhe për këtë askush nuk ka dhënë llogari”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024