Për Vjosa Osmanin këto janë dy vendimet e mira të qeverisë Mustafa NULL NULL 20.03.2017 21:13 20.03.2017 21:13 Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se dy prej punëve të mëdha që ka bërë qeveria e Kosovës, e drejtuar nga Isa Mustafa, janë Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe parandalimi i likuidimit të Trepçës. “Nëse është për vendim të mirë, më duhet të potencoj dy, e para është marrëveshja e MSA-së për të cilën shumë prej nesh në LDK kemi dhënë kontribut dhe mendoj se si marrëdhënia e parë me BE-në ka rëndësi të madhe”, ka thënë Osmani, njofton Klan Kosova. MSA sipas saj është hap në raportin mes Kosovës dhe BE-së është konkretizimi i parë. “E dyta është çështja e Trepçës, përkundër mosmenaxhimit të pritjeve, është miratuar një ligj që deri diku e qetëson situatën, dhe ka parandaluar likuidimin e Trepçës”, ka thënë Osmani në “Zona B”. “MSA nëse implementohet do të ketë efekt në jetën e qytetarëve. Nëse zbatohet si duhet dhe brenda periudhës së duhur, Kosova mund të përfitojë.”, ka shtuar ajo. Edhe pse ka përmendur këto, si dy vendimet e mira në qeveri, nga shefi i saj në parti – Isa Mustafa, ajo rithekson se në ditën që është nënshkruar marrëveshja e koalicionit PDK – LDK është thyer shpresa e qytetarëve “Shumica e qytetarëve e dinë përgjigjen time, në ditën kur është lidhur koalicioni me PDK-në unë kam thënë që janë thyer shpresat e qytetarëve që ta shohin LDK-në si shpresë, por është edhe koalicion me një parti që parim kryesor ka moszbatimin e marrëveshjeve”, ka pohuar Osmani. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 3 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 3 orë më parë