20:37, 28 Qershor 2018

Përfaqësuesja e Kosovës ndeshet sonte me atë të Hungarisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Kjo ndeshje po i dedikohet Gazmend Sinanit – basketbollistit të përfaqësueses që ditë më parë u nda tragjikisht nga jeta pas një aksidenti në trafik, në të cilin kishin mbetur të lënduar edhe basketbollistë të tjerë kosovarë.

Klan Kosova njofton se të pranishëm në palestër janë edhe familjarët e Sinanit, fanellën apo numrin e të cilit kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, e ka pensionuar edhe zyrtarisht.

Interesante