12:10, 14 Shtator 2018

19 është numri i personave të cilët rezultojnë të zhdukur në tre vjetët e fundit në qytetin e Vlorës.

Denoncimet e e familjarëve kanë bërë që policia të nisë hetimet të cilat deri tash nuk kanë sjellur rezultate, raporton Lapsi.al, përcjell Klan Kosova.

Grupi hetimor dyshimin kryesorë ka se zhdukja e shumicës së tyre ka të bëjë me larje hesapesh apo hakmarrje për çështje që kanë të bëjnë me veprimtari të paligjshme, kryesisht drogën.

Gjithashtu nuk përjashtohet edhe mundësia se ata mund të jenë vrarë por derisa një gjë e tillë të mos vërtetohet ata konsiderohen të zhdukur.

Rasti më i rëndi i rezultuar me gjetje ishte ai i 24 janarit të vitit 2017 kur një çoban kishte gjetur një trup të masakruar me kokë të ndarë nga trupi.