Për ne

Televizioni “Klan Kosova” u themelua në dhjetor të vitit 2008. Transmetimin e filloi që nga 17 shkurti i vitit 2009, me simbolikën e shënimit të një vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Është regjistruar dhe licencuar nga Komisioni i Pavarur për Media i Republikës së Kosovës..
Klan Kosova lindi si një nevojë për t’iu përgjigjur zhvillimeve më të fundit që kanë ndodhur në Kosovë dhe afrimit gjithnjë e më të madh me Shqipërinë. Duke parë interesimin e qytetarëve të Kosovës, duke qenë vazhdimisht i pranishëm në Kosovë në mbulimin e ngjarjeve të mëdha, por edhe të jetës së përditshme, Televizioni Kombëtar Klan në Shqipëri, pas 11 viteve suksesi në Shqipëri, vendosi që të ketë jo më një degë të tij në Prishtinë, por të themelojë një televizion të ri të Kosovës.

TV “Klan Kosova” nisi zyrtarisht transmetimet më 17 shkurt të vitit 2009 dhe sot ka më shumë se 130 punonjës, një ekip tepër profesional, i gjithi i Kosovës, ashtu si dhe një pjesë e rëndësishme e programeve që janë në transmetim.
Nuk kaloi shumë kohë dhe TV “Klan Kosova” tërhoqi interesimin e shikuesve me programe profesionale si ai i mëngjesit “Ora 7”, edicionet e lajmeve, “Zona e Debatit”, “Zona B”, “Info Magazinë”, “Ora e Pasditës”, “News Show”, “Prive”, “Ju flet Prishtina”, “Minuta e Fundit”, e shumë emisione të tjera.

Vec prodhimeve të veta, Klan Kosova, transmeton edhe seriale mjaft të shikuara, se emisione të Klan-it të Shqipërisë, si “Opinion” nga Blendi Fevziut, “Zona e Ndaluar” e Andi Bushatit, “E diela Shqiptare” me Ardit Gjebrenë, e shumë emisione të tjera.

TV “Klan Kosova”, me moton “Jemi Një”, ka si qëllim t’i sjellë dhe t’i bëjë të ndihen më afër shqiptarët, të jemi një me shikuesit tanë, të jemi një si shqiptarë dhe të synojmë që edhe si televizion të bëhemi dhe të mbetemi numri Një në Kosovë.
TV “Klan Kosova” synon të ketë një program cilësor, t’i informojë por edhe t’i argëtojë njerëzit. Një program që i dedikohet të gjitha shtresave të shoqërisë dhe të gjitha moshave. Ekrani i “Klan Kosovës” kërkon t’u ofrojë shikuesve të tij lajmet dhe emisionet më të mira, ku përveç informacionit ata të gjejnë qetësi, çlodhje, kënaqësi dhe jo presion, zhurmë, alarm e stres.
Klan Kosova ka krijuar një bazë të mirë dhe të qëndrueshme, në rrafshin media në Kosovë.

Mos harroni: Jemi Një, dhe prodhimet vazhdojnë…

Drejtor i Përgjithshëm:
Baton Haxhiu

Drejtor i Televizion:
Alaudin Hamiti

Drejtor i informacionit:
Gazmend Syla

Drejtor Teknik:
Ismet Elezaj

Drejtoreshë e marketingut:
Yllka Hamiti
Liberta Spahiu

Drejtor i IT-së dhe WEB-it:
Liridon Bahtijari

Kryeredaktor:
Blerim Xhemajli

Redaktorë:
Zija Miftari

Përgjegjës i Transmetimit
Valon Hasanramaj

Përgjegjës i Montazhës:
Mubarek Havolli