22:06, 7 Gusht 2018

Nxitësit e tifozëve meshkuj do të performojnë për herë të parë në histori për skuadrën NFL, mirëpo nuk do të jenë vetëm, por do të jenë pranë femrave.

Tre djem iu bashkuan skuadrave të nxitëseve së Los Angeles Rams dhe New Orleans Saints,  për sezonin 2018, ndeshjet e të cilave fillojnë këtë javë.

Kërcimtarët Quinton Peron dhe Napoleon Jinnies iu bashkuan “Rams”, në Mars dhe janë stërvitur me vajzat për performancën e tyre të parë.

“Ende nuk e besoj se jam një ndër meshkujt që hyn në histori pasi është nxitës tifozësh në NFL, ka shkruar Jinnies në Twitter, transmeton KlanKosova.

Ata kanë qenë valltarë gjithmonë,  por ëndrra e tyre më e madhe ishte të bëheshin nxitës tifozësh dhe këtë e realizuan.

Djemtë u bënë pjesë e skuadrës pasi kryen audicionet dhe triumfuan ndaj 74 konkurentëve.