12:48, 6 Korrik 2018

Për herë të parë në Kosovë janë certifikuar nxënësit në programin Smart Home pas mbajtjes së 360 orëve trajnim, njofton Klan Kosova.

Trajnerët e këtij programi janë kosovarë që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani, por që përmes eksperiencave të tyre po kontribuojnë në aftësimin e nxënësve të shkollës së mesme “Gjin Gazulli”.

Jonuz Salihaj, drejtori i Arsimit në komunën e Prishtinës, ka thënë se është i lumtur që kjo shkollë më në fund ka arritur të aftësojë këta nxënës për treg të punës.

“Besoj që do të arrijmë ta bëjmë edhe një Smart School sepse jetojmë në kohë të teknologjisë”.

klankosova.tv