Për Gabriel ka përfunduar sezoni NULL NULL 17.02.2017 16:47 17.02.2017 16:47 Pep Guardiola ka thënë se nuk është i sigurt nëse Gabriel Jesus do të luajë për Manchester City për këtë sezonë. Jesus pësoi një lëndim të tmerrshëm pasi theu këmbën e djathtë për çka pritet të mungojë për tre muaj. “Nuk e di, nuk e di”, ka thënë Pep në konferencën për media. “Njerëzit thonë se bëhet fjalë për periudhën dy-tre mujore”, ka shtuar ai. “Mbrëmë ai ka pasur një operim, Lajm i mirë është se tash ai ka nisur të shërohet. Nuk e di nëse do të jetë gati në fund të sezonit, apo sezonin tjetër”, ka shtuar ai./Klan Kosova/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.