9:00, 12 Tetor 2018

Të zgjedhësh një dhuratë nuk është asnjëherë një punë e lehtë.

Në fakt, kjo bëhet edhe më e vështirë kur bëhet fjalë për fëmijët.

Madje, “misioni” për të kënaqur një fëmijë me dhuratën që i bëni është shpesh i pamundur. Ju mund të blini disa nga lodrat më të shtrenjta në dyqan, por ata nuk do të jenë shumë të kënaqur.

Në rastet më të mira, kur lodrat që i keni blerë i pëlqejnë, entuziazmi për të luajtur me to do të zhduket shumë shpejt.

Prandaj ne kemi një zgjidhje shumë më të mirë, se të shkoni dhe të hulumtoni të gjitha dyqanet e lodrave për ta gjetur atë – lodrën e duhur që do të gëzojë fëmijën tuaj.

Çfarë nëse ne u themi se ju mund të krijoni lodrat për fëmijët tuaj me duart tuaja, duke i bërë ato përpos më të veçanta, edhe të përshtatshme për karakterin dhe pasionet e fëmijës tuaj?

Më poshtë po ju sjellim një video që ju ndihmon të krijoni disa lodra shumë atraktive, unike dhe mbi të gjitha edhe edukative.

Nuk ju duhen shumë para, por shumë kreativitet. Jemi të sigurt se do të na falënderoni për buzëqeshjen e fëmijës tuaj.

Punë të mbarë!