
Shkencëtarët kanë zbuluar se farat e rrushit ndihmojnë në forcimin e dhëmbëve dhe luftën ndaj kavitetit.
Ekspertët e Universitetit të Ilinoisit, në Chicago College thonë se mund të përforcohet mbushja e dhëmbëve.
Ky studim thonë ata, mund ti japë njerëzve shansin që ti mbajnë dhëmbët e shëndoshë.
Studimi i ri thotë se ekstrakti, që përdorte për verën e kuqe, rrit fortësinë e dentinit, i cili përbëhet nga shumica e indeve të kalcifikuara ekstracelular të dhëmbëve, duke formuar shtresën mes smaltit.
“Dentini përbëhet më shumë nga kolagjeni, proteina kryesore strukturore e lëkurës dhe indeve të tjera lidhëse”, thotë dr. Bedran-Russon, i cili publikoi gjetjet e studimit në Journal of Dental Research.
Ai thotë se kjo mund të realizohet në formën e rëshirës në hapësirat mes dhëmbëve, të cilat janë pjesët më të prekura të kavitetit.