Për 1 maj protesta, jo festë (VIDEO) NULL NULL 30.04.2017 20:25 30.04.2017 20:25 Me një maj anëtarët e Ansamblit të Këngëve e Valleve Shota do të dalin në sheshet e kryeqytetit për të protestuar, njofton Klan Kosova. Valltarët e këngëtarët përmendin disa arsye pse janë të pakënaqur. “Ne nuk e kemi statusin e rregulluar me ligj si duhet të kemi, veprojmë që nga 2011 me një rregullore për paga dhe performanca të artit, pagat i kemi jo të dinjitetshme”, ka thwnw Besnik Grajqevci, njofton Klan Kosova. Sikur sindikalistët e Shotës do të veprojnë edhe dy degë tjera të BSPK-së, që kanë vendosur të protestojnë e jo të festojnë në ditën ndërkombëtare të punëtorëve. Edhe nga Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës do protestohet me një maj nëpër sheshet e Prishtinës. Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën Kryetari i saj Rafet Osmani. Kryetari BSPK-së, Haxhi Arifi, përmes telefonit ka thënë se ka vend që punëtorët e sektorit privat të protestojnë, andaj edhe do ta përkrahin protestën e tyre. Kronikë nga Enis Reçica. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti falënderon Çekinë për rolin dhe kontributin në rrafshin e sigurisë së Kosovës 22 minuta më parë