14:43, 19 Qershor 2017

Pepe i ka thënë Cristiano Ronaldos që t’i bashkohet te Paris Saint-Germain, pasi që sulmuesi po synon që të largohet nga Real Madrid, sipas El Transistor.

Ronaldo është aktualisht me Pepen në Kupën e Konfederatave me kombëtaren e Portugalisë, dhe mbrojtësi ka qenë duke diskutuar të ardhmen me bashkëlojtarin e tij te kombëtarja dhe klubi.

Pritet që Pepe të nënshkruajë me PSG së shpejti, dhe po ashtu i ka thënë edhe Ronaldos që t’i bashkëngjitet, ndonëse përflitej për një rikthim të CR7 në United.

Interesante