11:45, 15 Qershor 2017

Ekipi i shfaqjes “Pendimi” do të përfaqësojë Kosovën në festivalin ndërkombetar të Teatrove që do të mbahet në Bullgari nga 16 deri më 21 qershor.

Kjo shfaqje është zgjedhur në konkurencën zyrtare në mesin e 20 shfaqjeve të tjera në festivalin “International Youth Theater Festival Vreme 2017”.

Në kastën e aktorëve të saj bëjnë pjesë: Enesa Sejdija dhe Kastriot Hetemi, me regji të Marigona Bekteshi – Ferati, kurse producent I saj është Mirsad Ferati.

Ekipi i saj përbëhet nga të rinjtë e të gjitha komunave, që janë pjesë e kompanisë teatrale “Mitrix Culture”, njofton Klan Kosova.

“Pendimi” sivjet do të perfaqësojë Kosovën edhe në festivale të tjera ndërkombëtare në Mal të Zi, Angli, Belgjikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Interesante