16:30, 21 Prill 2017

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Niko Peleshi, nga Korça ka komentuar situatën politike aktuale. Duke reaguar pas deklaratës së nënsekretarit të Shtetit, Thomas Shanon, numri dy i qeverisë ka theksuar se tashmë janë krijuar parakushtet që opozita të regjistrohet në zgjedhjet e 18 qershorit.

“Parakushtet për të pasur një proces rtë qetë zgjedhor janë krijuar tashmë dhe ne nuk do të donim të kishim zgjedhje pa opozitën, por kjo nuk është më në dorën tonë. Po bëjmë edhe stërmundime të tipit si ajo e shkresës dërguar KQZ-së për shtyrjen e afatit të regjistrimit në zgjedhje për të parë mundësinë dhe hapësirën e regjstrimit të PD”, tha Peleshi.

Sa i takon çështjes së presidentit, ai theksoi se, mazhoranca nuk është munduar ta zgjidhë me ngut përsa kohë që një pjesë e Parlamentit është bosh, shkruan TCH, përcjellë Klan Kosova.

“Pra kemi bërë të gjitha stërmundimet dhe përpjekjet edhe përtej asaj që Kushtetuta na lejon, por më shumë se kaq nuk mund të bëjmë”, tha Peleshi. “Askush nuk e priste që partia e dytë më e madhe në vend do të mbyllte sytë dhe veshët para gjithë Europës dhe SHBA-ve”, shtoi ai.

Interesante