Pejë, dy të rinj theren me thikë pas zënkës NULL NULL 17.10.2018 21:37 17.10.2018 21:37 Një zënkë mes dy të rinjve që ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Pejë ka përfunduar duke e therur njëri-tjetrin me thikë. Rastin e ka konfirmuar për Klan Kosovën zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova. “Rreth orës 18:20, Policia është njoftuar se në afërsi të Stadiumit të Qytetit të Pejës ka ndodhur një zënkë mes dy të rinjve, ku si pasojë të dy kanë therur njëri-tjetrin më thikë”. Rugova ka deklaruar se të dy personat janë dërguar për mjekim në Pejë, ku njëri prej tyre më pas është dërguar me autoambulancë për në QKUK. Sipas tij, të dy janë jashtë rrezikut për jetë. Po ashtu ai bëri të ditur se hetuesit po merren me zbardhjen e motivit të zënkës./Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë