16:29, 13 Tetor 2017

PDK, dega në Lipjan, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme është kërcënuar publikisht me vrasje kandidati për kryetar i kësaj komune nga PDK-ja, Ismet Hajrullahu, nga Mentor Vishesella, truproja e Imri Ahmetit.

Në komunikatën e PDK-së së Lipjanit thuhet se kërcënimi ka ndodhur pas debatit televiziv “Jeta në Komunë”.

“Këto kërcënime nuk e ndalin zërin tonë për të ndalur të keqen që iu është kanosur qyetarëve tanë. Për më tepër, ato na bëjnë edhe më të fortë për të vazhduar rrugëtimin e fitores dhe rrëzimin e një pushteti të diktaturës”, thuhet në këtë komunikatë, njofton Klan Kosova.

PDK e Lipjanit fton organet kompetente te sigurisë të ndërmarrin masa për të dënuar veprimet e tilla.

Interesante