PDK për Demarkacionin: Edhe nesër do të angazhohemi që të arrijmë konsensus NULL NULL 22.02.2018 22:31 22.02.2018 22:31 Partia Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka thënë se e vlerëson lart angazhimin e partive politike parlamentare për arritjen e konsensusit nacional për ratifikimin e Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, njofton Klan Kosova. Më poshtë reagimi i plotë: Arritja e konsensusit, për të cilin sot kishte përpjekje, është e domosdoshme dhe duhet të ndodhë. PDK shpreh bindjen e plotë se subjektet politike janë shumë afër arritjes së unitetit ndërpartiak që Marrëveshja për Shënimin e Kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi të ratifikohet sa më shpejt. PDK do të angazhohet edhe nesër që të arrihet ky konsensus. PDK falënderon përfaqësuesit e subjekteve të tjera politike parlamentare për dialogun konstruktiv lidhur me gjetjen e zgjidhjes për çështjen kryesore në raport me liberalizimin e vizave për të gjithë qytetarët tonë. LAJMI I FUNDIT: Arrihet marrëveshja për votimin e demarkacionit klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 2 orë më parë