12:42, 13 Gusht 2017

Partia Demokratike e Kosovës në Prishtinë ka lëshuar akuza të rëndë mbi kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, i cili është cilësuar nga asamblistët e PDK-së si dështak dhe financues i aktiviteteve të dyshimta të Lëvizjes Vetëvendosje, njofton Klan Kosova.

Në një konferencë për media të mbajtur të dielën, asamblisti i PDK-së në Prishtinë, Muhamet Selmani, tha se Ahmeti u tregua edhe më i dobët se Isa Mustafa si kryetar i Prishtinës dhe se dërgoi rreth tre milionë euro në llogari të anëtarëve të partisë së tij.

“Shpend Ahmeti ka humbur mbi 100 milionë euro duke mos e shfrytëzuar buxhetin. Ai i ka shërbyer partisë së tij dhe jo qytetarëve të Prishtinës”.

“Keqmenaxhimi i Ahmetit ka bërë që të mos e realizohet buxheti në total duke u humbur mbi 100 milionë euro. Ahmeti është një kryetar i dështuar të cilit ja kanë parë sherrin qytetarët e Prishtinës. Qyteti jonë ka nevojë për miliarda investime, ndërsa Ahmeti nuk e ka shpenzuar as buxhetin e tij. Partë kanë shkuar tek aktivitetet e dyshimta të Vetëvendosjes”.

 

Në këtë konferencë u tha se Ahmeti s’ka guxim të dalë në debat me dikë nga PDK-ja, pasi “është i vetëdijshëm për qeverisjen e tij të dështuar”.

“Shpend Ahmeti dhe askush nga Vetëvendosje nuk guxon të dalë në debat me ne dhe tani po e kuptoni pse”.

 

klankosova.tv

 

Interesante