19:35, 14 Mars 2018

Partia demokratike ka vlerësuar votimin e gjuhës shqipe sot në parlamentin e Maqedonisë.

Sipas PD-së, ky votim i hap rrugën përmirësimit të klimës dhe bashkëpunimit mes dy komuniteteve.

Përmes një deklarate për mediat PD, nxit dhe inkurajon faktorin politik shqiptar për më shumë bashkëpunim.

Deklarata e PD:

‘Partia Demokratike përshëndet votimin në Parlamentin e Maqedonisë të ligjit të gjuhës shqipe. Ky votim është një hap përpara në krijimin e një klime të mirë bashkëjetese midis komuniteteve etnike në Republikën e Maqedonisë.

Partia Demokratike përshëndet faktorin politik shqiptar në Maqedoni dhe nxit e inkurajon bashkëpunimin politik mes tij për realizimin e të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit.

Partia Demokratike mbështet një Maqedoni stabile dhe të integruar në strukturat euroatlantike si interesi më i mirë i stabilitetit dhe përparimit të rajonit drejt integrimit europian dhe euroatlantik’./syri.net

Interesante