PD: Tahiri po fsheh krimin, mashtroi me udhëtimin në Gjermani NULL NULL 22.11.2017 16:48 22.11.2017 16:48 Enkelejd Alibej në emër të Partisë Demokratike akuzoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri se po përpiqet të fshehë faktet e krimeve. Për Partinë Demokratike, paratë e kapura në makinën e Orest Sotës janë të Tahirit. Alibeaj tha se edhe për udhëtimin në Gjermani, Tahiri ka gënjyer, shkruan Top Channel. “Partia Demokratike disponon dokumentat e gjykatës të qershorit 2017 se administratori i Kurum-it, Jusuf Kurum, e kishte të ndaluar çdo transaksion cash apo nëpërmjet bankës për shkak të proçedurave të falimentit të kompanisë. Sipas dokumentit të depozituar më 3 Gusht 2017 në Qendrën Kombëtare të Biznesit, çdo transaksion mbi 20 milionë lekë i administratorit Jusuf Kurum do të ishte i pavlefshëm. Kjo do të thotë se Orest Sota e kishte të pamundur të bënte biznes me Kurum, me shifrën e 863 mijë eurove, pak më shumë se 1 milionë dollarë. Partia Demokratike nuk ka patur dyshim, që prej fillimit, se paratë i përkasin Saimir Tahirit, i cili po vazhdon përpjekjet për të fshehur provat që e akuzojnë për trafik ndërkombëtar narkotikësh. Ne dyshojmë se këtë qëllim ka patur edhe udhëtimi i tij i mistershëm në Gjermani. Faktet e publikuara në media, provojnë se versioni i hedhur prej Tahirit, se po i qëndronte afër të atit për arsye shëndetësore, nuk qëndron. Babai i Saimir Tahirit, ka hyrë dhe ka dalë nga Shqipëria, përpara largimit të Saimir Tahirit në Gjermani”, deklaroi Alibeaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Avokati i Popullit i dorëzoi Kuvendit të Kosovës raportin vjetor për vitin 2023 8 minuta më parë
Kosova Petkoviqi takon ambasadorët e Quint-it, nga Beogradi i njofton ata për situatën e sigurisë në Kosovë 23 minuta më parë