PD hap procesin për kryetarin, zgjedhjet më 22 korrik NULL NULL 28.06.2017 14:39 28.06.2017 14:39 Partia Demokratike ka çelur zyrtarisht procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë. Nëpërmjet një vendimi që mban firmën e dy nënkryetarëve, Edi Paloka dhe Edmond Spaho bëhet e ditur se zgjedhjet do të mbahen më 22 korrik. Vendimi cilëson hapjen e procesit zgjedhor për kryetar të PD-së, ku kandidaturat duhet të paraqiten deri në 2 korrik. “Zgjedhjet do të zhvillohen në 22 korrik”, bën të ditur vendimi. Një ditë më parë kreu i PD-së Lulzim Basha nuk pranoi të jepte dorëheqjen por bëri të ditur ngrirjen e funksioneve të tij, raporton TCH, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Moderatori, Kurtit: Duket që nuk e ke problem nëse po e hidhëron dikë - Kurti: Kritika është e shëndetshme 19/03/2024