PD hap fushatën, Basha mbledh mbështetësit para Kryeministrisë NULL NULL 27.05.2017 20:28 27.05.2017 20:28 Partia Demokratike hapi fushatën elektorale në sheshin para Kryeministrisë, aty ku për tre muaj me radhë qëndroi çadra e protestës për zgjedhje të lira e të ndershme dhe nga ku kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha lajmëroi themelimin e “Republikës së re”. “Republika e Re” ishte edhe slogani më i madh në hapjen e fushatës elektorale për Partinë Demokratike. Basha tha në fjalën e tij se ku është një muaj sprove për të gjithë shqiptarët. Ky ishte një rast për prezantimin e disa prurjeve të reja të Partisë Demokratike në disa qarqe, të cilëve u është dashur të prezantohen për t’u njohur nga demokratët. Ra në sy se përfaqësuesit e deputetëve të rinj nga qarqet e Tiranës, Durrësit, Korçës, Shkodrës dhe Fierit që kanë folur deri tani, i thurën lavde kryetarit të Partisë Demokratike dhe “Republikës së Re”. Teksa foli për listat e deputetëve, kreu i Partisë Demokratike u shpreh se nuk ishin të papritura. “Vendimi ishte i vështirë për t’u marrë, por jo i pamundur. PD ka zgjedhur njerëz me vlera në listat e saj”, tha Basha. Pritet që kreu i opozitës të shpalosë edhe programin elektoral të Partisë Demokratike, shkruan Top Channel. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova MSh-ja shënon progres prej 81% në Menaxhimin e Financave dhe Integritetin Institucional 1 minutë më parë