15:36, 3 Nëntor 2018

Biznesmeni uzbek, Gafur Rakhimov, i cili është akuzuar për përfshirje në krim të organizuar, është përzgjedhur president i federatës së boksit amator.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) e kritikuar iniciativën e Gafur Rakhimovit për t’u bërë kreu i AIBA dhe ende nuk e ka bërë të ditur nëse boksi do të jetë në program për Olimpiadën 2020.

Nëse IOC vendos që të organizojë turne boksesh pa AIBA, kjo do ta dëmtoj seriozisht federatën pasi që asaj do t’i ndërpritet një burim financiar kyç, shkruan Wmcactionnews5, transmeton Klan Kosova.

Gafur Rakhimov ka arrit ta mposhtë kandidatin, Serik Konakbayev, i cili ka konkurruar për të njëjtin post, duke siguruar 86 nga 134 votat e vlefshme.

Rakhimov ndodhet në listën e zezë të Departamentit të Thesarit të SHBA-ve, pasi që dyshohet se ai është i përfshirë në krim të organizuar dhe në trafikim të heroinës.

Sanksionet e SHBA-ve të vendosura ndaj tij, ndalojnë qytetarët dhe kompanitë amerikane që te bëjnë biznes më të.

 

klankosova.tv