13:37, 6 Dhjetor 2018

Oklahoma City Thunder kanë fituar si mysafirë të Brooklyn Nets me rezultat 112-114.

Paul George me 47 pikë e 15 kërcime ishte më i miri në ndeshje, përcjellë nga Russell Westbrook i cili u bë lojtari i tretë me më së shumti dyshifrorë të trefishtë në histori të NBA-së, me 21 pikët, 17 asistimet e 15 kërcimet e tij.

Në anën tjetër, Anderson Crabbe pati më së shumti pikë te Nets, gjithsej 22.

Kjo fitore sheh OKC-në në pozitën e dytë në Konferencën Perëndimore të NBA-së, ndërsa Nets janë në pozitën e 12-të në Lindje.