15:48, 12 Shtator 2017

Regjisorja Patty Jenkins do të bëhet film-bërësja më e paguar femër në histori.

Ajo është konfirmuar si regjisore në filmin Wonder Woman II, në të cilin luan Gal Gadot.

Jenkins po ashtu ishte në krye të filmit Wonder Woman, në të cilin luajti Gal Gadot e që ishte sukses i madh gjatë kësaj vere.

Sipas raporteve, Jenkins do të paguhet diku nga 7 në 9 milionë dollarë për ta shkruar dhe drejtuar këtë film, për ta bërë atë film-bërësen më të paguar në histori.

Interesante