17:38, 13 Qershor 2018

Kompania “Pastrimi” në Prishtinë, ka njoftuar se do ta bëjë grumbullimin e mbeturinave një ditë para festës së Fitër Bajramit, dhe jo sipas orarit të rregullt.

Ata bënë të ditur se kjo do të vlejë vetëm me rastin e kësaj feste, ndërkaq ka kërkuar nga qytetarët prishtinasë që t’i vendosin mbeturinat para shtëpisë sipas orarit të planifikuar.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e kompanisë “Pastrimi”:

Njoftohen të gjithë qytetarët që sherbimi i grumbullimit të mbeturinave të amvisërisë i planifikuar sipas orarit të rregullt me rastin e  festës së BAJRAMIT dt. 15.06.2018 do të kryhet një ditë më herët, pra ditën e Enjte, me dt.14.06.2018.

Ky ndryshim i orarit vlenë vetëm me rastin e Festës së Bajramit.

Kërkojmë nga ju qytetar të jeni bashkëpunues me ekipet e shërbimit të mbeturinave të Kompanisë “Pastrimi”, Sh.A-Prishtinë dhe t’i vendosni mbeturinat para shtëpise juaj sipas orarit të planifikuar.