14:03, 7 Dhjetor 2017

Pas ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu edhe prezenca e Bashkimit Evropian në Shqipëri kërkon Prokuror të Përkohshëm.

“Ligji për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë parashikon dispozita të qarta transitore – siç konfirmohet nga EURALIUS dhe OPDAT në opinionin e tyre në Kuvend. Ne e ftojmë Kuvendin të procedojë në respekt të plotë të ligjit”, thotë BE, shkruan Opinion.al.

Në dokumentin e EURALIUS dhe OPDAT thuhet:

“Dispozitat kalimtare përcaktojnë të drejtën dhe detyrimin e Kuvendit të zgjedhë një prokuror të lartë, i cili i plotëson kërkesat e neneve 22 deri 27 të Ligjit, si prokuror i përkohshëm me shumicë të thjeshtë, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të Kuvendit”.

Por PD, e kundërshton një lëvizje të tillë duke kërkuar zgjatjen e mandatit të Llallës deri në krijimin e KLP.

 

Interesante