Pas problemeve, Snapchat rikthehet në funksion! NULL NULL 06.11.2017 23:43 06.11.2017 23:43 Pas disa problemeve që përdoruesit e Snapchat u përballën në llogaritë e tyre të këtij rrjeti, bëhet e ditur se tashmë ky aplikacion është në funksion. Përdoruesit e këtij rrjeti social, patën reagime të shumta pasi shumë nga ta kishin të pamundur komunikimin mes vete në llogaritë e tyre, njofton Klan Kosova. Lidhur me këtë problem, kompania Snap nuk ka dhënë ndonjë deklarim zyrtar rreth shkaqeve apo arsyeve të cilat mund të kenë çuar në rënien nga funksioni të këtij rrjeti aq shumë të përdorur nga të rinjtë në mbarë botën. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.