Pas paralajmërimit se mund të ketë bombë – mbyllen stacionet e metrove në Kiev NULL NULL 26.05.2018 14:59 26.05.2018 14:59 Pesë stacione nëntokësore të trenit janë mbyllur në Kiev të Ukrainës pas një paralajmërimi se mund të ketë bombë në prag të finales së Ligës së Kampionëve të UEFA-s që mbahet sot. Ky lajm u bë i ditur nga operatori i metrove të kryeqytetit ukrainas. “Stacionet janë mbyllur për udhëtaret dhe po bëhen kontrolle”, u tha në deklaratën e postuar në Twitter. Ky njoftim vjen pasi mijëra fansa të Real Madrid dhe Liverpool janë mbledhur në Kiev për finalen e parë të UEFA-s që mbahet në Ukrainë, shkruan REL. Finalja, e cila do mbahet në Stadiumin Olimpik të NSC, do të fillojë në orën 9:45. Kjo lojë, që është organizuar nga i njëjti stadium ku u mbajt finalja e Euro 2012, është një ngjarje e rrallë prestigjioze për Ukrainën e cila është ende në konflikt me separatistët e mbështetur nga Rusia, si dhe përballet me probleme të rënda ekonomike dhe të korrupsionit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.