Pas lajmit për shtatzëni, Ciara paraqitet në publik (FOTO) NULL NULL 27.10.2016 19:00 27.10.2016 19:00 Para pak ditësh, këngëtarja 31 vjeçare Ciara zbuloi se ajo dhe bashkëshorti i saj Russell Wilson janë në pritje të një fëmije. Por, si pjesë e ngjarjes “CFDA/Vogue Fashion Fund Show and Tea, të mërkurën në mbrëmje, Ciara u paraqit në një veshje me ngjyrë të zezë pa e zbuluar barkun, transmeton Klan Kosova. Të dy, edhe Ciara dhe Russell shfrytëzuan rrjetet sociale për të ndarë lajmin për shtatzëninë, duke shkruar fjalë gëzimi. “Bekimi më i madh i jetës”, ka shkruar Russell në llogarinë e tij. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.