Pas humbjes së bashkëshortit, Tefta Radi braktis Shqipërinë NULL NULL 18.08.2017 13:26 18.08.2017 13:26 Tefta Radi është padyshim figura ikonë e spikeres shqiptare. Sot ajo nuk gjendet në Shqipëri, pas vdekjes së bashkëshortit të saj artistit Françesk Radi, ajo është shpërngulur në Australi. “Me humbjen e Frankos kam humbur kuptimin e jetës”, do të shprehej zonja Radi. “Vdekja është e hidhur dhe e rëndë për të gjithë, pavarësisht formës se si vjen. Ne do të niseshim për në Australi. Kishim prerë biletat dhe krejt papritur çdo gjë u shkërmoq para syve tanë”, thekson spikerja për gazetën Paloma. Na zbulon kështu edhe pengun më të madh të bashkëshortit, faktin që nuk e shkeli dot kontinentin e largët, për të cilin thoshte se është një oaz i gjelbër, larg intrigave dhe dallavereve. Tefta Radi është rezidente në Australi, ku po jeton së bashku me djalin dhe nënën, po nuk e përjashton faktin e rikthimit në Shqipëri: “Natyrisht edhe do të vij. Vendi ynë është zemra jonë”, përfundon ajo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Moda Çfarë ka të reja nga shoubizi shqiptar? Flasin gazetarët dhe stilisti i njohur (VIDEO) 4 orë më parë