11:35, 19 Tetor 2017

Pas ”Balena Blu” një tjetër lojë e frikëshme është shfaqur në rrjetet sociale.

Fëmijët deri në moshën 14 vjeçare tashmë i janë bashkuar lojës së re të Facebook-ut, asaj të quajtur ”Sfida 48 orëshe”, gjë e cila po bën fëmijët të zhduken për ditë të tëra, transmeton Klan Kosova.

Sfida shokuese i fton fëmijët të fshihen nga prindërit e tyre dhe të dashurit për sa kohë që të jetë e mundur, ndërsa pjesëmarrësit kanë dhënë një rezultat më të lartë sa herë që përmenden në mediat sociale.

Kjo do të thotë që fëmijët që luajnë këtë lojë duke u fshehur, fitojnë më shumë pikë nëse prindërit e tyre të furishëm kyçen në Facebook ose Tëitter për të alarmuar, transmeton Klan Kosova.

Sfida më e fundit është shumë e ngjashme me “Game of 72” e cila tronditi botën në vitin 2015 duke bërë që fëmijët të zhduken për 24, 48 ose 72 orë.

 

Interesante