Pas arrestimit të Haradinajt, nesër mblidhet Qeveria NULL NULL 05.01.2017 23:10 05.01.2017 23:10 Kryeministri Isa Mustafa, do të marrë pjesë në mbledhjen e nesërme të Qeverisë së Kosovës. Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media ku njoftohet edhe rreth mbledhjes së radhës së Kabinetit ministror të Qeverisë së vendit, njofton Klan Kosova. Mbledhja raportohet se do të fillojë nga ora 09:00. Nuk dihet ende nëse në këtë mbledhje temë diskutimi do të jetë dhe çështja e ndalimit të Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze të mërkurën që e lëm pas. AAK gjatë ditës, ka kërkuar nga Qeveria e vendit të ndërpresë bisedimet me Serbinë, derisa kjo e fundit të bëjë tërheqjen e fletëarrestimeve për qytetarët kosovarë, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 7 minuta më parë
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 4 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 4 orë më parë