9:57, 19 Maj 2017

Në orën 02:35 minuta të mëngjesit asgjë nuk kishte mbetur më në bulevard nga çadra, që për 90 ditë u kthye në kryeqendrën e demokratëve nga e gjithë Shqipëria.

Çmontimi nisi pas orës 22:00, kur kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u rikthye për herë të fundit në atë që e kishte pagëzuar si “çadra e lirisë”. E deklaroi atë të mbyllur, e konsideroi fitore dhe doli i shoqëruar me brohoritjet e simpazantëve që e shoqëruan deri në selinë e PD-së.

Të parët që u larguan ishin stolat, kondicionerët, flamuri, “led wall”-et dhe gjithçka tjetër që strehoi për tre muaj në brendësi të saj protestuesit e PD-së. Edhe pse simpatizantët e fundit të Partisë Demokratike, që e populluan për tre muaj ishin larguar, punimet e çmonitimit u inspektuan për pak minuta edhe nga drejtori i përgjithshëm i policisë, Haki Çako, pak metra larg çadrës, shkruan TCH, përcjellë Klan Kosova.

Interesante