8:23, 12 Tetor 2018

Përplasja e partive politike rreth dialogut po ia mundëson presidentit Hashim Thaçi që ta çojë përpara idenë e tij për “korrigjim të kufijve” me Serbinë.

Megjithatë, i pari i shtetit në këtë mision është i vetëm, duke mos e pasur përkrahjen e asnjë subjekti politik e as të ish-partisë së tij (PDK).

Të gjitha partitë politike në Kosovë, qoftë nga pozita ose edhe nga opozita, po vazhdojnë të mos pajtohen me idenë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për korrigjim të kufirit me Serbinë.

Por ky çakordim i spektrit politik në vend, sipas njohësve të çështjeve politike, e dëmton mjaft shumë shtetin e Kosovës dhe procesin e dialogut në përgjithësi.

Shkrimin e plotë e gjeni në Zëri.