Partia Fjala distancohet nga deklarata e Bedri Bytyçit për varrimin e Hilmi Haradinajt NULL NULL 17.06.2018 18:16 17.06.2018 18:16 Partia Fjala është distancuar nga deklarata e anëtarit të kësaj partie, Bedri Bytyçi, i cili sot u ka bërë thirrje hoxhallarëve të mos e varrosin Hilmi Haradinajn – babain e kryeministrit Ramush Haradinaj. “Ne cilësojmë se një deklaratë e tillë ka qenë e ngushtime dhe jo e duhur”, thuhet në kumtesën e Fjalës, përcjell Klan Kosova. “Deklarata e tillë nuk përkon me frymën e subjektit tonë politik”. “Ne respektojmë çdo qytetar të Republikës Kosovës, e në veçanti Hilmi Haradinajn i cili ka rritur dhe edukuar dëshmorët Shkelzen e Luan Haradinaj”. Partia Fjala më këtë rast ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta kryeministrit Ramush Haradinaj, familjes Haradinaj dhe gjithë qytetarëve për vdekjen e Hilmi Haradinajt. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 1 orë më parë